Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Gjatë ditëve në vijim pritet të ketë rritje e çmimit të derivateve në Kosovë. Krejt kjo si pasojë e lëvizjeve të çmimeve Berzën Ndërkombëtare, ka thënë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.
Gjatë ditës së djeshme çmimet e derivateve kanë qenë: Dizelli 1.65 cent kurse Benzina 1.66 cent.
Naftëtarët vazhdimisht kanë kërkuar që të rishikohet vendimi i Qeverisë së Kosovës që përcakton çmimet shitëse maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë të naftës dhe derivateve të naftës, duke paralajmëruar se nëse nuk ndodh kjo shumë pika karburanti në Kosovë mund të falimentojnë.
Çmimet e naftës dhe derivateve të saj, kanë arritur nivelin më të lartë që nga paslufta në Kosovë.
Qeveria e Kosovës më 1 mars kishte marr vendim që te shitësit me shumicë të vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 4% të çmimit të shitjes, ndërsa te shitësit me pakicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 6% të çmimit të shitjes.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)