Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today26/05/2022
Një grup qytetarësh kanë protestuar sot para Qeverisë për lejimin e tërheqjes së një përqindje të mjeteve të Trustit pensional.
Organizatorët e protestës kanë thënë se arsyeja e kësaj proteste është sensibilizimi i deputetëve që të votojnë këtë projektligj, shkruan Reporteri.net.
Ata u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që në seancën e ardhshme të votojnë për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
Të njëjtit kanë paralajmëruar edhe protesta të tjera në rast se në seancën e ardhshme të Kuvendit nuk votohet projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
Në krye të protestës ndodhej deputeti i PDK-së, Bekim Haxhi, i cili edhe ka iniciuar projektligjin për Trustin. Aty u panë edhe disa deputetë të AAK-së, Time Kadriaj dhe Pal Lekaj.
Gjatë ditës së djeshme nisma për një tërheqje të sërishme të kursimeve nga Trusti, s’ka gjetur përkrahjen e deputetëve të pozitës, që janë pjesë e Komisionit për Buxhet.
Iniciativa u përkrah nga LDK’ja, PDK’ja dhe AAK’ja, por u kundërshtua nga Vetëvendosje. /Reporteri.net
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)