Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim tre ambasadorë evropianë – të Norvegjisë, Greqisë dhe Luksemburgut.
Në një njoftim për media, Presidenca ka treguar se me ta është diskutuar për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Presidentja Osmani ka ritheksuar në takim me ambasadorët se Kosova është vendi më proevropian dhe se populli i sa i ndan të njëjta vlera me popujt e tjerë evropianë. Në këtë kontekst, ka potencuar se Kosova i ka plotësuar të gjithë kriteret për liberalizim vizash, ndaj sipas saj, duhet zbatuar rekomandimi i Komisionit Evropian për heqjen e vizave”, thuhet në komunikatë.
Presidentja Osmani ka përsëritur deklaratën se “liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nuk duhet të jetë peng i teknikaliteteve”.
“Sipas Presidentes Osmani liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nuk duhet të mbetet peng i teknikaliteteve të reja dhe se vendimmarrja politike duhet të ndodhë gjatë Presidencës Çeke, ndërkaq hyrja në fuqi sipas praktikave paraprake.”
“Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani diskutoi me ambasadorët rëndësinë e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës me të cilën gjë qytetarëve të Kosovës u mundësohet fuqizimi i të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimin e ligjit.”
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)