play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Osmani: Presim që BE-ja t’i heqë masat e padrejta ndaj Kosovës

today13/07/2023

Background
share close

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është lajm i mirë që ka një marrëveshje me Bashkimin Evropian për hapat që duhet marrë për shtensionimin e situatës në veri.

Ajo ka thënë se çdo veprim është i koordinuar me aleatët, duke shtuar se është e rëndësishme të mbahet stabiliteti i rajonit.

Osmani ka thënë se Kosova është duke vepruar në linjë me institucionet e saj dhe obligimet ligjore që ka.

“Ne shpresojmë që BE-ja t’i tërheqë masat të cilat janë ndërmarrë ndaj Kosovës padrejtësisht dhe ne mund të vazhdojmë me më shumë suksese në dialog. Sa i përket procedurave për përgatitjen e zgjedhjeve nuk ka nevojë për shumë kohë. Ligjet e japin mundësinë për organizimin e zgjedhjeve”, ka thënë ajo.

Ka shtuar se më 23 prill serbët nuk patën marrë pjesë në zgjedhje për shkak të shantazheve nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Ka deklaruar se Kosova do të veprojë sipas obligimeve.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme ka thënë se pret që marrëveshja që Qeveria ka arritur me Bashkimin Evropian për hapat për shtensionim të situatës në veri të Kosovës, të ndikojë që Kosovës t’i hiqen sanksionet e që palët në dialog të jenë të barabarta.

“Synimi i takimit ishte që të krijohen parakushte për fokus në zbatimin e plotë dhe të pakushte të marrëveshjes bazike. Është fjala për marrëveshjen bazike të arritur në Bruksel më 27 shkurt dhe aneksin e saj të dakorduar në Ohër më 18 mars të këtij viti e që përbën pjesë integrale të marrëveshjes. Në këtë kontekst zëvendëskryeministri Bislimi ka arritur një dakordim me emisarin e BE-së, Lajçak për këto pika.

“Unë kam nënvizuar në vazhdimësi se për suksesin e zbatimit të marrëveshjes bazike, së pari të dy palët duhet ta pranojnë publikisht se marrëveshja është ligjërisht e obligueshme, gjë që nuk ka ndodhur ende nga pala serbe. Së dyti që marrëveshja duhet të zbatohet në plotni, gjë që me gjasë ende nuk është e qartë për njërën nga palët, së treti që zbatimi i neneve të marrëveshjes nuk mund të kushtëzohet dhe së katërti që të dyja palët duhet të kenë mundësinë të negociojnë nga pozicione të barabarta, gjë që është cenuar prej vendosjes së masave të BE-së”, tha Kurti dje.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%