Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur edhe për iniciativa franko-gjermane ka për synim që ta intensifikojë dialogun Kosovë-Serbi.
Osmani e ka mohuar qarkullimin e një “drafti gjerman” për Asociacionin. Ajo tha se ai është fake news dhe asnjëherë nuk iu është dorëzuar institucioneve të Kosovës.
“Sa i përket iniciativës franko-gjermane, ka për qëllim intensifikimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ketë takime në javën e ardhshme ku ekipi i Macron e Shcholz do të sqarojnë në detaje”.
“Është fake news që iu është adresuar institucioneve të Kosovës. Me sekretarin Blinken na është thënë se nuk do të kërkohet diçka që është kundër kushtetutës së Kosovës”.
Tutje Osmani ka thënë se kërkesa e ShBA-së është që Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën.
Ajo ka thënë se krahas kësaj, çdo marrëveshje që nuk është në frymën Kushtetuese nuk do ta nënshkruajë, raporton EO.
“Presidenca vetëm dekreton marrëveshjet ndërkombëtare. Ajo që mund ta rikonfirmoj është se do të nënshkruaj vetëm marrëveshje që janë në përputhje me Gjykatën Kushtetuese”, tha tutje Osmani.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)