Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today23/08/2022
Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Përmes një njoftimi në Facebook, Osmani ka shkruar se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut.
“Në takim me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, potencova se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon”.
Ajo thotë se institucionet e Kosovës janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtar.
“Institucionet tona janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtar dhe çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike”.
“Partnetiteti ynë me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor”, ka përfunduar Osmani.
Ndryshe, pas takimit rreth që zgjati rreth dy orë, Escobar nuk pranoi të flasë për mediat.
I njëjti mbrëmjen e sotme do të takojë edhe krerët e partive opozitare në Kosovë.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)