Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot do të nisë takimet me liderët e partive, me të cilat synohet t’i jepet zgjidhje ngërçit politik.
Në ditën kur deputetët do të mblidhen për vazhdimin e 16-të me radhë të seancës konstituive, Osmani do t’i presë liderët në Presidencë.
Të gjithë përfaqësuesit e partive politike që janë ftuar nga presidentja kanë bërë të ditur se do t’i përgjigjen ftesës.
Takimet është paralajmëruar se do të nisin në orën 13:00.
Kjo nuk është nisma e parë për t’i dhënë zgjidhje ngërçit politik.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili është kryetar i Vetëvendosjes, parti kjo që ka marrë më së shumti vota në zgjedhje, ftoi në takim liderët e dy subjekteve kryesore politike, Memli Krasniqin që e drejton Partinë Demokratike, si dhe Lumir Abdixhikun, i cili është në krye të Lidhjes Demokratike. Ftesës iu përgjigj pozitivisht vetëm Krasniqi, por takimi nuk ka prodhuar rezultat.
Kurti i ka dërguar dy herë letër Abdixhikut, për negociata koalicioni. Ato janë refuzuar.
Por, në përgjigje të letrës së dytë, Abdixhiku ka propozuar qeveri tranzicioni me mandat deri në zgjedhjen e presidentit që bëhet në fillim të vitit të ardhshëm. Ideja është hedhur poshtë nga të gjitha subjektet politike./koha
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)