Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today10/10/2023
Tre udhëheqësit e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca gjenden në vizita të ndryshme zyrtare jashtë vendit.
“Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit Zoran Milanoviq ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Kroaci ku fokus i diskutimeve do të jetë thellimi i mëtejmë i raporteve bilaterale dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon”, thuhet në njoftimin.
Në të njëjtën kohë, jashtë vendit gjendet edhe kryeministri Albin Kurti. Ai është duke qëndruar në Britani të Madhe, ku ditën e hënë ka pasur edhe disa takime ku ka folur mbi situatën në veri.
Kryetari i Kuvendit, të hënën ka takuar ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajetin, dhe po ashtu disa mërgimtarë, ka njoftuar shefi i stafit Ilir Kërçeli në Facebook.
Por a thyen protokollin e shtetit, krerët e shtetit, duke qëndruar në të njëjtën kohë jashtë vendi?
Protokolli i Shtetit thekson se tre krerët e shtetit nuk mund të jenë njëkohësisht jashtë vendit.
“Protokolli i Shtetit vihet ne dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të personaliteteve kryesore, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit jashtë shtetit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit”, bëhet e ditur në Ligjin për Protokollin e Shtetit.
Kjo është e sanksionuar në Ligjin Nr. 03/L-132 për protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës, saktësisht, kreu IV që flet për ceremonialin zyrtar të autoriteteve të larta të shtetit.
Ndryshe Telegrafi ka provuar të kontaktojë me zyrën e Protokollit dhe me kabinetin të Konjufcës lidhur me vizitën e tij në Gjermani, sepse ajo që dihet është se Osmani dhe Kurti kanë sot takime ne Kroaci dhe Britani të Madhe.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)