play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Osmani ka kërkuar informata nga Zvicra për rastin e Dick Martyt

today14/04/2022

Background
share close

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas deklarimeve të ish-senatorit Dick Marty se është kërcënuar nga shërbimet inteligjente serbe, në mënyrë që faji t’u lihet shqiptarëve, ka kërkuar informata zyrtare nga autoritetet zvicerane.

 

Kështu bëri të ditur këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, i cili tha se Osmani ka kërkuar informata nga Zvicra “sapo është bërë publik lajmi për Dick Martyn”

“Sapo është bërë publik lajmi për ish-senatorin Dick Marty, presidentja Osmani ka kontaktuar me institucionet e sigurisë dhe ka kërkuar nga to që menjëherë të sigurojnë informacion zyrtar nga autoritetet zvicerane për planin e agjencive serbe të inteligjencës për ta eliminuar ish-senatorin zviceran Dick Marty, në mënyrë që pastaj t’ua lënë fajin personave nga Kosova”, ka thënë Kupina për Klankosova.tv.

 

Ndërsa, si shkak i ndjeshmërisë së rastit, është bërë e ditur se Osmani do të mund të deklarohet sërish pas pranimit të informatave zyrtare nga shteti zviceran.

 

Televizioni publik zviceran ka raportuar se ish-raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty, është duke u mbrojtur që 16 muaj nga policia zvicerane, pas kërcënimeve për eliminim nga elementë radikalë të shërbimit inteligjent serb.

 

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%