play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Osmani: Jemi në fazën e fundit të përgatitjeve për aplikim në Këshillin e Evropës – anëtarësimi në NATO më i komplikuar

today04/04/2022

Background
share close

Sot janë bërë një vjet që kur Vjosa Osmani mori detyrën e Presidentes së Kosovës.

Përmes një adresimi për media, Osmani ka thënë se vendi është duke punuar për anëtarësime në organizata ndërkombëtare.

Presidentja është shprehur optimiste për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës por sipas saj nga aplikimi deri në anëtarësim duhet një periudhë kohore.

“Ne tashmë kemi dakordimin si institucione, dhe unë si drejtuese e Politikës së Jashtme kam kërkuar që sivjet të bëhet aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Jemi në fazën e fundit të përgatitjeve për aplikim, por ta keni parasysh se për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shteteve të ndryshme, iu është dashur kohë e ndryshme për pranim. Dikujt i është dashur 1 vjet e dikujt tjetër 5 vjet për anëtarësim. Ne po punojmë që me partnerët tanë kjo kohë të jetë sa më e shkurt”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

“Siç e dini më shumë se 2/3 e shteteve anëtarë të këshillit të Evropës e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës dhe ne shpresojmë se këto do të votojnë në favorin tonë”.

Mirëpo Osmani ka shprehur hezitim sa i përket anëtarësimit të vendit në NATO.

“Anëtarësimi në NATO është proces shumë më i komplikuar pasi kërkon votim me dhe vendim me unanimitet. Në NATO ende janë katër shtete që nuk e kanë njohur Kosovën. Kurse hapat tanë janë që të sigurohemi se i plotësojmë kriteret për anëtarësim në këtë organizatë”.

Ajo thotë se megjithatë anëtarësimi në NATO mbetet qëllim strategjik i Kosovës.

Presidentja thotë se Kosova synon anëtarësimin në PFP (Partneriteti për Paqe) por sipas saj edhe këtu janë të përfshira Serbia dhe Bellorusia.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%