play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Osmani i adresohet popullit: Jeni ju që e bëni këtë vend më të mirë

today15/12/2022

Background
share close

Presidentja Vjosa Osmani nga Parlamenti i Kosovës po e mban adresimin e saj vjetor. 

Ajo fjalimin e nisi duke falënderuar secilin qytetar për punën dhe angazhimin e tij të përditshëm për ta bërë Kosovën një vend më të mirë.

“Janë njerëzit ata që i bëjnë shtetet, jo anasjelltas”, tha Osmani.

“Janë qytetarët tonë që gjithnjë konfirmojnë se kur krijohen kushtet e duhura suksesi është pothuajse i sigurt. Kjo është dëshmuar në sport, art shkencë e kudo. Kosova fuqizohet gjithnjë e më shumë”.

Presidentja kujtoi edhe gjeneratat e mëhershme dhe kontributin e tyre për të çliruar Kosovën.

“Ta kthejmë vëmendjen tonë në brezat që s’kursyen asgjë për ta bërë realitet ëndrrën për liri e pavarësi. Presidentin Rugova, që u udhëhoqi Kosovën. Adem Jasharin dhe bijtë e bijat që u rreshtuan përkrah tij”.

Këtu Osmani përmendi edhe të zhdukurit e luftës e gratë e dhunuara.

Ajo tha se këtë vit u angazhua në konsolidimin dhe fuqizimin e shtetit.

“Si presidente e shtetit edhe gjatë këtij viti jam kujdesur që përgjegjësitë e mia t’i ushtroj në interes të qytetarëve dhe konform aspiratave  të cilat populli im i kërkon prej të parës së shtetit”./Express/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%