play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Organizata më e madhe islamike në botë u bën thirrje shteteve anëtare ta njohin Kosovën

today05/04/2022

Background
share close

Organizata Islamike për Bashkëpunim, e cila është e dyta më e madhja ndërqeveritare pas OKB-së me 57 shtete anëtare, ka bërë thirrje për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

 

Presidentja Vjosa Osmani e ka përgëzuar Organizatën e Bashkëpunimit Islamik për nxjerrjen e një rezolute ku bëhet thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtete anëtare që ende s’e kanë bërë këtë.

 

“E përgëzoj Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OIC) për rezolutën që u bën thirrje anëtarëve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e pakthyeshme të Republikës së Kosovës ta bëjnë këtë dhe të mbështesin anëtarësimet e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani në Twitter.

 

Osmani ka shkruar se mezi pret të punojë me shtetet anëtare për t’i thelluar marrëdhëniet, shkruan Gazeta Express.

 

Në rezolutën që e ka publikuar Osmani kërkohet nga shtetet mosnjohëse që ta konsiderojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës “bazuar në të drejtat e tyre të lira dhe sovrane e gjithashtu edhe në praktikat kombëtare”.

 

Në rezolutë gjithashtu mirëpriten përpjekjet e Bashkimit Europian për të avancuar perspektivën europiane të Kosovës, derisa mbështetet dialogu Kosovë-Serbi. Po ashtu, OIC mirëpret bashkëpunimin ekonomik të Kosovës me shtetet anëtare.

 

 

Organizata, me seli në Arabinë Saudite, është e dyta organizatë ndërqeveritare më e madhja pas Kombeve të Bashkuara, me 57 shtete anëtare.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%