Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today12/09/2022
Organizata “Action for Health” do të mbajë ditën e sotme (e hënë) një koncert bamirës, të ardhurat e të cilit do të shkojnë për kurimin e fëmijëve kosovarë të sëmurë me kancer.
Mbrëmja e veçantë do të organizohet në Sallën e Kuqe në Prishtinë teksa nisë nga ora 19:00.
Në këtë eveniment performojnë artistë si Visar Kuçi dhe grupi i njohur, TNT.
Postimi i plotë i faqes (pa ndërhyrje):
“OJQ “Action for Health” ka iniciuar organizimin e një koncerti bamirësie më 12 shtator, në Sallën e Kuqe (Prishtinë), të ardhurat e të cilit do të shkojnë për kurimin e fëmijëve kosovarë të sëmurë me kancer.
Mbrëmja e 12 shtatorit do të jetë e veçantë, jo vetëm për shkak të performancës së Visar Kuçit dhe grupit TNT, por posaçërisht për shkak të qëllimit të këtij aktiviteti të organizuar.
Biletat shiten në Librarinë Dukagjini.
Ju mirëpresim me 12 shtator në ora 19:00”.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)