play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

Opozita thotë se Kosova po importon energji elektrike shkaku i ish-anëtarëve të bordit në KEK

today05/12/2022

Background
share close

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, ka vazhduar të hënën intervistimin e personave përgjegjës në sektorin energjetik.

Para deputetëve, dëshmuan ish-kryesuesit e bordit të KEK-ut në periudha të ndryshme kohore, por edhe kryeshefi aktual i korporatës.

Ish-kryesuesja e bordit të KEK-ut në vitin 2020, Rrezarta Pllana tha se kur e kanë marrë detyrën, kanë gjetur një mori shkeljesh në KEK.

“Ka pasur shpenzime të paplanikuara dhe të pamatura. Keqmenaxhim, bonuse të ndara, nepotizëm”, tha Pllana.

Keqmenaxhim në KEK, tha se kanë gjetur edhe ish-ushtruesi i detyrës së kryeshefit, Luigj Imeri.

Mirëpo të njëjtat i mohoi ish-kryesuesi i bordit të KEK-ut në periudhën 2017-2020, Faruk Hajrizi.

Në anën tjetër, deputetët opozitarë u shprehën kritik ndaj ish-anëtarëve të bordit të KEK-ut në vitin 2020 se për shkak të mosvendimmarrjes së tyre, Kosova tashmë po importon energji elektrike. /KP/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%