play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Opozita lëshon mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, shkak Komisioni Hetimor

today20/04/2022

Background
share close

Deputetët e opozitës edhe sot kanë vazhduar debatin për Komisionin Hetimor, por këtë herë në Komisionin për Legjislacion, duke refuzuar kështu  të marrin pjesë në procesin e votimit dhe të shqyrtimit të raportit me amendamente të Komisionit Funksional në Projektligjin për Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

 

Deputetët edhe pse të pranishëm në Komisionin për Legjislacion, kanë kundërshtuar të votojnë deri në themelimin e Komisionit Hetimor.

 

 

Ndryshe, një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës u debatua për krijimin e një Komisioni hetimor për krizën energjetike.

 

Opozita këmbëngulte që Komisioni të formohet, në të kundërtën sipas tyre nuk ka kuptim të marrin pjesë në votime tjera.

 

Ndryshe, nga tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në votime tjera deri në formimin e Komisionit hetimor.

 

Komisioni hetimor po kërkohet të formohet për çështjet energjetike, saktësisht për krizën energjetike, çështjet e tarifës dhe punësimet në KEK. /Telegrafi/

 

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%