play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Opozita kërkon të ndërpritet seanca, fajëson pushtetin për dhunën në Kuvend

today13/07/2023

Background
share close

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkuan të ndërpritet seanca plenare, pas rrahjes së sotme në Kuvend.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha akuzoi kabinetin qeveritar se provokoi dhunën në Kuvend.

“Ne adresuam një çështje shumë të rëndësishëm dhe nëse për ju është e parëndësishme është çështja e diskutimeve me njeriun që ka fletëarrest, me Radojçiqin dhe dëshironi ta normalizoni, duke prodhuar skandal, për mua është e pafalshme…Sot nuk u gjuajt asgjë nga ana e opozitës, sot u provokua me mjete demokratike performative një akt dhe një qëndrim i një grupi opozitar, apo u flladitë më mirë me thënë në këtë temë kryeministri dhe zëvendëskryeministri. Nxitja erdhi nga zv.kryeministri. Ju e provokuat dhunën dhe eskaluat situatën këtu. Kolegët tanë u mbrojtën këtu nga kolegët tuaj”, tha ajo.

Kritik ndaj pushtetit u shpreh edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i cili e akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se praktikën e tensioneve në Kuvende e ka praktikuar vite me radhë sa ka qenë në opozitë.

“Kjo është një lloj metode, të cilën e keni praktikuar ju për vite me radhë. Madje ka qenë edhe më ekstreme. Kjo situatë ka qenë e pashmangshme, pasi sot këtu janë përballur dy ide të vjetra që kanë mbizotëruar në popullin tonë për vite me radhë. Kjo ka qenë e pashmangshme dhe do të ketë konflikt gjithmonë këtu derisa kjo ideja e mashtrimit ka me rezistuar me qenë në mesin tonë siç ka rezistu qysh ka qenë deri tani. Nuk mundet me u tejkaluar kjo situatë dhe të themi hajde tash flasim për ligje”, tha ai.

Megjithatë, në partinë në pushtet u shprehën të gatshëm të vazhdojnë seancën e sotme. Kjo bëri që deputetët opozitarë të bllokojnë foltoren e Kuvendit duke e pamundësuar vazhdimin e shqyrtimit të pikave që janë në rend të ditës.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%