play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

OpenAI do të bllokojë përdoruesit në Kinë që duan të përdorin ChatGPT

today28/06/2024

Background
share close

OpenAI planifikon të bllokojë përdoruesit në Kinë nëse duan të përdorin ChatGPT.

Shërbimi nuk është zyrtarisht i disponueshëm në Kinë, por përdoruesit dhe zhvilluesit mund ta përdorin atë përmes API-së së kompanisë, transmeton Telegrafi.

Tani mediat në Kinë po raportojnë se OpenAI ka filluar t’u dërgojë email përdoruesve në Kinë, duke treguar planet për të bllokuar qasjen në ChatGPT nga 9 korriku.

Megjithëse shërbimet e OpenAI janë të disponueshme në më shumë se 160 vende, Kina nuk është në mesin e tyre.

Sipas udhëzimeve dhe kushteve të përdorimit të kompanisë, përdoruesit që përpiqen të qasjen në produktet OpenAi në vende të pambështetura mund të bllokohen ose pezullohen – megjithëse kompania nuk e ka bërë këtë në mënyrë eksplicite deri më tani.

Tani për tani, nuk dihet pse OpenAI vendosi për këtë veprim, megjithëse përkon me presionin që vjen nga Uashingtoni dhe i referohet kufizimit të qasjes kineze në teknologjitë më të mira që po zhvillohen në SHBA. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%