play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

today30/01/2025

Background
share close

OpenAI pretendon se startup kinez për inteligjencën artificiale, DeepSeek, ka përdorur modelet pronësore për të trajnuar aplikacionin konkurrues me burim të hapur, duke ngritur shqetësime për shkeljen e mundshme të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Kompania që krijoi ChatGPT-në deklaroi për Financial Times se ka gjetur prova të një praktike të quajtur “distilim”, që dyshon se është përdorur nga DeepSeek. Kjo teknikë i lejon zhvilluesit të përmirësojnë performancën e modeleve më të vogla duke përdorur të dhëna nga modele më të mëdha dhe më të avancuara, duke arritur rezultate të ngjashme me një kosto shumë më të ulët.

Megjithëse distilimi është i zakonshëm në industri, OpenAI pretendon se DeepSeek mund ta ketë përdorur për të ndërtuar një model konkurrues, gjë që shkel kushtet e shërbimit të OpenAI.

“Kjo bëhet problem kur krijon një model tëndin për qëllime konkurruese”, tha një burim pranë OpenAI, shkruan theguardian.

Kompania nuk ka dhënë detaje të tjera mbi provat e saj, por theksoi se kushtet e saj të shërbimit ndalojnë përdoruesit të kopjojnë ose të përdorin rezultatet e saj për të zhvilluar modele konkurruese.

DeepSeek befasoi industrinë me modelin e ri të arsyetimit R1, duke marrë vlerësime të larta dhe duke konkurruar me modelet më të avancuara amerikane. Kjo ka shkaktuar shqetësime në treg, duke ndikuar në rënien e aksioneve të Nvidia-s me 17 për qind të hënën, duke i humbur kompanisë 589 miliardë dollarë nga vlera e tregut, për shkak të frikës se investimet në harduerët e saj të shtrenjtë të AI mund të mos jenë më të nevojshme.

DeepSeek pretendon se ka përdorur vetëm 2048 karta grafike Nvidia H800 dhe ka shpenzuar 5.6 milionë dollarë për të trajnuar modelin e tij V3 me 671 miliardë parametra, një shifër shumë më e ulët sesa investimet e OpenAI dhe Google për modele të ngjashme.

Disa ekspertë thonë se modelet e DeepSeek kanë dhënë përgjigje që sugjerojnë se janë trajnuar mbi përgjigjet e GPT-4, gjë që do të shkelte kushtet e OpenAI.

OpenAI deklaroi se do të zbatojë masa mbrojtëse për të mbrojtur pronësinë intelektuale dhe do të punojë ngushtë me qeverinë amerikane për të ndaluar përpjekjet e konkurrentëve për të përvetësuar teknologjinë amerikane. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%