Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today08/07/2022
Burbuqe Nushi-Latifi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka thënë se rasti i qytetarëve në Deçan që morën trajtim gjatë vitit të kaluar nuk ka qenë helmim nga uji.
Ajo në emisionin “Kallxo Përnime” tha se ajo që ndodhi në disa fshatra të Deçanit ka qenë gastroenterokolit (shkuarje barku, temperaturë, mundim) dhe nuk është shkaktuar nga uji.
“Rasti i Deçanit nuk ka qenë helmim dhe nuk kemi reaguar me vonesë. Më 10 korrik ka qenë grupi i parë i evidentimit. Më datë 11 korrik në mëngjes janë marrë mostrat, pasdite, me kërkesë të Kuvendit Komunal është ndërprerë uji, gabimi kryesor që është bërë. Tre muaj kemi punuar për ato 11 fshatra të sistemit të Drenocit”, tha ajo.
Sipas Burbuqe Nushi-Latifit, prej 536 rasteve të konfirmuara, 248 nuk e kanë pirë atë ujë. “Ajo ka qenë gastroenterokolit (shkuarje barku, temperaturë dhe mundim), kjo nuk është shkaktuar doemos nga uji. Përgjegjës për këto simptome janë ushqimi, duart e papastra dhe konsumimi i ujit. Prej 536 rasteve të konfirmuara, 248 nuk e kanë pirë atë ujë. Por, është krijuar përshtypja që helmimi ka ardhur nga uji”, shtoi ajo.
Më 13 korrik 2021, autoritetet lokale kanë shpallur gjendje emergjente në Deçan për shkak të dyshimit për helmim të banorëve të kësaj komune. Mbi një mijë banorë të komunës së Deçanit kishin shfaqur simptoma të helmimit, si: marramendje, të vjella, diarre etj.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)