Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Nëse keni vështirësi që të flini natën, ndoshta fajin e ka ushqimi që konsumoni në darkë.
Nutricionistja britanike, Cheryl Lythgoe, ka zbuluar 4 ushqimet që duhet t’i shmangni patjetër nëse doni të bëni një gjumë të mirë.
Patate të skuqura – Nuk shtyhet seriali i preferuar pa diçka për të ngrënë. Një nga ushqimet më të zakonshme janë patatet e skuqura. Por, sipas ekspertëve, patatet me kripë na bëjnë më të uritur dhe mund të na çojë në ngrënie të tepërt. Është e vështirë të flesh ndërkohë që po ha, ndërkohë që kripa shkakton dehidratimin e trupit, duke çuar kështu në gjumë jo të mirë.
Çokollata – Shumë çokollata janë të mbushura me kafeinë, një stimulues që ju mban zgjuar. Ashtu si vrapi i mëngjesit që ju jep energji për ditën në vazhdim, çokollata ju jep energji që nuk duhet për natën që duhet ta kaloni në gjumë.
Djathi – Një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar para gjumit, pasi përmban sasi të larta të aminoacidit tiraminë, i cili rrit përqendrimin, duke ju mbajtur zgjuar. Konsumimi i djathrave të fortë menjëherë para gjumit mund të rrisë rrahjet e zemrës suaj.
Akullore – Është një ëmbëlsirë e shijshme nga të gjithë, pothuajse në çdo kohë të ditës. Megjithatë, është më mirë ta kufizoni akulloren në orët para gjumit. Ushqimet me sheqer në fillim shkaktojnë rritje të nivelit të sheqerit në gjak, i cili më pas ulet ndërsa jemi në gjumë. Kjo ulje paralajmëron veshkat se ka një emergjencë dhe ajo rrit nivelin e kortizolit, duke zgjuar trupin nga gjumi.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)