play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo javë, një sërë pasojash nëse nuk e bëni këtë

today18/12/2024

Background
share close

Një floktare profesioniste ka lëshuar një paralajmërim lidhur me një truk të thjeshtë dhe veprim që duhet ta bëni të gjithë për të ndaluar yndyrën e flokëve, infeksionet e skalpit dhe rënien e flokëve.

Ndonëse të gjitha e dimë se duhet t’i lajmë furçat e grimit çdo disa javë për të parandaluar aknet, t’i ndërrojmë furçat e dhëmbëve çdo gjashtë javë për të reduktuar rritjen e baktereve dhe për të pastruar rrobat pasi të jenë veshur, ka një gjë që shumë prej nesh harrojmë ta pastrojmë – krehrin e flokëve.

Për t’i mbajtur flokët tuaj me shkëlqim dhe të shëndetshëm, duhet të lani krehrit tuaj çdo javë me shampon dhe çdo furçë flokësh të përdorur nga parukierët profesionistë duhet të lahet pas çdo klienti, pohon ekspertja Margot Thorne.

“Kjo është për shkak se një furçë flokësh e ndotur mund të depozitojë papastërti, baktere dhe produkte të vjetra përsëri në fijet tuaja. Kjo mund të bëjë që flokët tuaj të duken më të yndyrshëm midis larjeve pasi vaji bllokohet në mbetjet e krehërve”, pohoi ekspertja.

“Nëse nuk i pastroni furçat e flokëve, kjo mund të çojë në një infeksion bakterial në lëkurën e kokës, yndyrë të tepërt dhe flokë të yndyrshëm. Gjithashtu mos e ndani krehrin tuaj me dikë tjetër”, theksoi Thorne.

Ky kombinim i papastërtive, produktit dhe vajit mund të shkaktojë rritjen e baktereve me kalimin e kohës, të cilat jo gjithmonë mund të lahen gjatë larjes së flokëve.

Nëse lëkura e kokës është gërvishtur më pas (d.m.th. përmes mikro prerjeve të shkaktuara nga mjetet e flokëve ose nga një dëmtim), ky nivel i rritur i baktereve mund të çojë në infeksione të kokës, acarim të lëkurës dhe zbokth. Nëse nuk trajtohet, kjo mund të shkaktojë rënie të flokëve.

Si ta pastroni krehrin e flokëve?

Hiqni qimet e tepërta nga furça;

Zhyteni furçën në ujë të ngrohtë me një sapun të butë ose uthull të bardhë;

Pasi të ngjyhet, fërkojeni midis fijeve me një furçë dhëmbësh për të hequr papastërtitë;

Thajeni tërësisht furçën përpara përdorimit. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%