Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Angazhimi i fëmijëve në disa punë të lehta, mund të nisë që herët.
“Punët” për fëmijët që përshtaten me moshën e tyre, për t’i mbajtur largë telefonëve:
2-5 vjeç mund të sistemojë fare mirë. Në këtë fazë duhet të mësojë pasojën e rrëmujës dhe të vendosë vetë rregullin, të paktën në dhomën e tij dhe me lodrat e tij. Duhet të dijë që nëse do ta zbrazë kutinë e lodrave, atëherë pasi të mbarojë së luajturi duhet t`i rifutë në kuti.
Pastaj mund të vazhdojë me sistemin e tavolinës kur mbaron së ngrëni apo të shtratit.
6-7 vjeç duhet të mësojë të ndihmojë dhe të jetë pjesë e grupit. Në këtë moshë, fëmijët janë në gjendje të ndihmojnë më shumë nëpër shtëpi. Kjo është një kohë e mirë për t`i mësuar rëndësinë e punës në ekip dhe për të ndihmuar të tjerët: fëmijët mund t’ju ndihmojnë në gatim, shtrimin e tryezës, bërjen e listës së ushqimeve dhe mbajtjen e qeseve të vogla nga dyqani. Kujdesi për një kafshë shtëpiake jo vetëm që i mëson të ndihmojnë por është edhe argëtim.
10-11 vjeç duhet të bëhet më i pavarur. Koha për detyra më të mëdha! Paketimi i bukës me vete ose përgatitja e mëngjesit para shkollës janë punë që duhen mësuar. Kjo do t’i ndihmojë me aftësitë e tyre për menaxhimin e kohës dhe zgjidhjen e problemeve.
12-15, mësimi i vendosjes së prioriteteve. Për adoleshentët, punët mund të ndihmojnë në ndërtimin e vetëvlerësimit. Punët e sugjeruara: larja e makinës, puna në oborr, pastrimi, kositja e lëndinës, ndërrimi i çarçafëve, hekurosja dhe larja e xhamave.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)