play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Një javë nga vendosja e barrikadave në Veri, BE-ja thotë se po punon në shtensionim të situatës

today16/12/2022

Background
share close

Bashkimi Evropian thotë se po vazhdojnë të punojnë për deeskalimin e situatës në Veri të Mitrovicës.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se përfaqësuesi i lartë Josep Borrell dhe ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak janë në kontakt të vazhdueshëm me palët në përpjekje për shtensionim të situatës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“BE-ja, së bashku me partnerët e saj, vazhdon të punojë për deeskalim, veçanërisht në veri të Kosovës, në mënyrë që të sigurohet një mjedis i sigurt dhe lëvizje e lirë për të gjithë qytetarët”, ka thënë Stano në një konferencë për media në Bruksel.

Pjesa veriore e Kosovës vazhdon të mbetet e bllokuar, shtatë ditë pas vendosjes së barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq.

Që nga e shtuna kur u vendosën barrikadat në Rudarë, ato vazhdojnë të jenë aty përkundër thirrjeve të ndërkombëtarëve që ato të hiqen. Pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe në ditën e shtatë, ndërkaq u raportua se dje është vendosur edhe barrikada e katërt.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%