Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Nxënësit e mësimdhënësit sot u rikthehen shkollave. Në arsimin paruniversitar të Kosovës sot fillon viti shkollor 2023/24.
Një ditë para nisjes së procesit mësimor, interesimi i qytetarëve për t’u pajisur me tekste shkollore për fëmijët e tyre ishte i lartë.
Çështja e furnizimit të nxënësve me tekstet shkollore këtë vit ka ngjallur reagime e telashe të shumta, pas vendimit të MASHTI-t që mjetet për blerjen e teksteve tu barten në llogaritë e prindërve.
Nxënësve nga klasa e 1 deri 5 do t’u ndahen nga 80 euro, (50 për tekste dhe 30 për mjetet mësimore), ndërkaq shumën prej 30 eurove do ta marrin edhe nxënësit e klasave 6 deri 9.
Shumë prindër janë ankuar se nuk kanë mundur të aplikojnë në e-Kosova edhe për shkak të mbingarkesës së këtij sistemi.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se janë përfunduar procedurat e pagesës për grupin e parë të aplikuesve që kanë aplikuar deri më 29 gusht për subvencinimin e librave.
Në postimin e saj në Facebook, ajo ka njoftuar se deri tani kanë aplikuar mbi 115 mijë prindër.
E para e MASHTI-t pati edhe një apel për prindërit që të mos nxitohen me blerjen e teksteve shkollore pa pranuar listën e tyre na ana e mësimdhënësve ose shkollave.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)