Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today18/11/2022
Nicki Minaj, Maluma dhe Myriam Fares, do ta publikojnë sot himnin e ri të Kampionatit Botëror, ‘Katar 2022’, të titulluar “Tukoh Taka”.
Kjo këngë është e para në historinë e Botërorëve, në të cilën do të kombinohen gjuhët angleze, spanjolle dhe arabe. Sigurisht, kënga do të publikohet me videoklip.
Ky është një bashkëpunim midis shtëpive diskografike Universal Arabic Music, Universal Music dhe Republic Records.
“Ky bashkëpunim është një përzierje e përsosur e talenteve të Nicki Minaj, Maluma dhe Myriam Fares. Kënga ka të bëjë me bashkimin e fansave në mbarë botën dhe festimin e diversitetit”, ka raportuar revista muzikore, Billboard.
Shumë fansa të reperes janë emocionuar për këngën e re. Megjithatë, disa prej tyre e kritikuan për të qëndrimit të saj diskriminues ndaj personave LGBT. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)