Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today17/11/2022
Nga Presidenca çeke në Bashkimin Evropian kanë folur lidhur me propozimin që ky shtet që aktualisht udhëheq Presidencën e BE-së, ka bërë në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.
Gjatë ditës së djeshme, u raportua se “së paku dy shtete” e ndërprenë këtë procedurë dhe penguan që propozimi të marrë dritën e gjelbër.
Nga Presidenca Çeke në Bashkimin Evropian për Gazetën Online Reporteri.net kanë konfirmuar se dje nuk ka pasur dakordim, dhe se negociatat në lidhje me propozimin pritet të vazhdojnë.
“Negociatat vazhdojnë. Ne kemi marrë disa reagime përsëri në lidhje me propozimin, kështu që ka ende disa çështje që duhen sqaruar. Fatkeqësisht, nuk mund të flas për shtetet anëtare konkrete dhe shqetësimet e tyre pasi kjo mund të ndikojë në përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje për liberalizimin e vizave për Kosovën sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në përgjigjen e presidencës çeke.
Sipas raportimit të Radio Evropës së Lirë, propozimi i Çekisë ishte hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhej me funksionalizimin e sistemit të udhëtimit ETIAS, siç kërkoi Franca, por njëherësh të caktohej edhe data e fuqizimit të vendimit: “jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023”.
Po, sipas këtij raportimi, Spanja ishte ajo që paraqiti vërejtje, ndërsa disa shtete tjera kërkuan më shumë sqarime.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)