Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today15/03/2022
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej nga një muaji 25 zyrtarëve të arrestuar të hënën (14 mars) në operacionin e koduar me emrin “Pika”.
Ndësa, ndaj 25 zyrtarë të tjerë vendimi nga gjykata do të merret gjatë ditës së nesërme.
Para turpit gjykues, në Gjykatën Themelore në Prishtinë kanë dalë sot 48 zyrtarë policorë dhe dy doganierë të arrestuar të hënën në pikat kufitare Qafë Prush dhe Qafë Morinë, që dyshohet se janë përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale të veprës penale të “marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Në njoftim thuhet se gjykata ka mbajtur seancën dëgjimore edhe për 25 të pandehur të tjerë, ndërsa vendimi nga gjykata do të merret gjatë ditës së nesërme.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)