Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Që nga ndryshimi i papritur i motit, numri i pacientëve të të gjitha moshave është rritur.
Kur bëhet fjalë për sëmundjet kardiovaskulare, shumica janë pacientë kronikë, kryesisht ata që vuajnë nga hipertensioni dhe sindroma akute koronare. Gjithashtu është regjistruar edhe një numër i shtuar i goditjeve në tru dhe i problemeve me frymëmarrjen.
Edhe më herët kishte njerëz që reagonin vrullshëm ndaj ndryshimeve të motit, por tani kjo popullsi është shumë më e madhe dhe janë kryesisht persona të moshës 42 deri në 55 vjeç. Kjo është një popullatë që është e përfshirë në mënyrë dinamike në jetë, ata bëhen më nervozë, lëvizin më shumë, shkojnë nga një mjedis në tjetrin dhe të gjitha këto rrisin rrezikun.
Kush udhëton nga veriu për në Rinas e më tej në Vorë, si dhe anasjelltas duhet të ketë kujdes. Po ashtu, mjegulla sjell probleme edhe në uljen e avionëve, pasi mbulon zonën e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit. Kjo ka çuar në shtyrje e vonesa të fluturimeve. Sa i përket parashikimit të motit sot në vend, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se në javën që kemi hyrë, pritet që territori shqiptar të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të një zone të thellë me presion atmosferik të ulët, pozicionuar mbi Detin Mesdhe, në veri të kontinentit Afrikan dhe një mbi Gadishullin Apenin. /TCH/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)