play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Nga 1 korriku deri sot, në Kosovë kanë ardhur rreth 180 mijë udhëtarë

today25/07/2023

Background
share close

Që nga data 1 e deri më 24 korrik në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës janë realizuar 2004 fluturime.

Rreth 300 mijë udhëtarë kanë kaluar vetëm në muajin korrik në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara.

“Nga 1 korriku deri më 24 korrik përafërsisht në ardhje janë 178,558 udhëtarë, ndërsa në nisje janë 111,423 udhëtarë”, tha ajo.

Gjithashtu, ajo bëri të ditur se nga janari e deri në qershor të këtij viti, numri total i udhëtarëve ka qenë mbi 1.5 milionë udhëtarë.

Vendkalimet kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdare po vazhdojnë të jenë të ngarkuara me kolona të gjata, ku qytetarët po detyrohen të presin deri në pesë orë për të hyrë në territorin e Kosovës.

Të dhënat e fundit e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëjnë të ditur se kolona deri në 400 metra ka në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%