play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Nesër mbahet afati i dytë i provimit të maturës shtetërore, Minitria jep detajet

today26/08/2022

Background
share close

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se do të mbahet afati i dytë i provimit të maturës shtetërore.

Për të gjithë maturantët të cilët nuk kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e parë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) organizon Provimin e Maturës Shetërore (afati i dytë), nesër (e shtunë), 27 gusht 2022.

Testimit në afatin e dytë do t’i nënshtrohen rreth 5084 maturantë në 59 qendra të testimit, ndërsa në këtë proces do të angazhohen rreth 177 komisionerë, 70 mbikëqyrës, 50 vëzhgues nga organizata rinore KYC, si dhe 600 administrues.

Ministria po ashtu ka njoftuar se, në koordinim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe me shkollat, MAShTI ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e këtij provimi. Në çdo bankë do të sistemohet nga një nxënës ndërkaq, në çdo klasë do të lejohen më së shumti 12 maturantë.

Për të gjithë pjesëmarrësit për të cilët ka fakte për shkelje të procedurave, Këshilli Shtetëror i Maturës do të marrë masa sipas Ligjit të Maturës. Bazuar në këtë Ligj dhe Udhëzuesin e dërguar në shkolla, ndalohet rreptësisht mbajtja e telefonit brenda qendrave të testimit dhe kujtdo që i zihet telefoni do të përjashtohet nga provimi.

Rezultatet e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore pritet të shpallen më së largu me datën 07 shtator./KP/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%