Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ekspertët këshillojnë që aplikacionet të shkarkohen ekskluzivisht nga dyqanet zyrtare për të shmangur një skenar të tillë.
Një aplikacion i rremë, i quajtur “Telegram Premium”, i cili në fakt nuk ekziston, është kthyer në një mjet për hakerat të cilët pasi të shkarkohet aplikacioni, mund të lexojnë gjithçka në ekranin tuaj, duke përfshirë mesazhet me tekst dhe detajet e kartës bankare.
Ky aplikacion keqdashës përdor malware të njohur si FireScam për të infektuar përdoruesit. Edhe pse reklamohet si një version i përmirësuar i aplikacionit të njohur Telegram, i cili është i ngjashëm me WhatsApp dhe Signal, “Telegram Premium” është në të vërtetë një klon që nuk ka asnjë lidhje me aplikacionin origjinal.
Studiuesit e sigurisë kibernetike nga Cyfirm zbuluan këtë aplikacion në faqet e phishing duke imituar RuStore, versionin rus të Google Play Store. Lajmi i mirë është se aplikacioni nuk është i disponueshëm në dyqanet zyrtare si Google Play, por pronarët e pajisjeve Android që priren të shkarkojnë aplikacione nga burime jozyrtare janë në rrezik serioz, shkruan Sun.
Pasi të instalohet “Telegram Premium”, aplikacioni kërkon leje të gjera, duke përfshirë monitorimin e njoftimeve të pajisjes, mesazhet SMS dhe thirrjet telefonike. Viktimave u kërkohet të fusin informacionin e tyre të hyrjes në Telegram, i cili u jep hakerëve qasje në llogarinë e tyre. Pas marrjes së kontrollit të llogarisë Telegram, hakerët transferojnë të dhënat e vjedhura në baza të të dhënave të veçanta. Përveç kësaj, malware gjurmon transaksionet në internet në pajisje, gjë që lejon hakerët të vjedhin të dhënat financiare.
Hakerët mund të monitorojnë dhe kopjojnë gjithçka që një përdorues shkruan, duke përfshirë fjalëkalimet. Për më tepër, malware ka aftësinë të përgjojë të dhënat e plotësuara automatikisht, siç janë fjalëkalimet nga menaxherët e fjalëkalimeve. Ekspertët këshillojnë të shkarkoni aplikacione ekskluzivisht nga dyqanet zyrtare për të shmangur një skenar të tillë. Gjithashtu, është e nevojshme të kontrollohet me kujdes autenticiteti i aplikacioneve, veçanërisht atyre që premtojnë veçori “premium” që aplikacionet origjinale nuk i ofrojnë. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)