Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today28/01/2025
Mjekësia tradicionale kineze thotë që është shumë me rëndësi që gjatë natës të qitni në ujë bajame, ndërsa në mëngjes t’i hani të qëruara!
Taninet të cilat gjenden në lëkurën e bademit pengojnë trupin tuaj që të thithë të gjithë përbërësit, të cilët i ka kjo pemë arrore.
Janë shumë të shijshme, njihen si mishërim i mirëqënies së trupit dhe shëndetit.
Para konsumimit qitni në ujë gjatë tërë natës dhe lëkura e hidhur vetë do të hiqet, ndërsa thartira nga lukthi juaj mund të merret me të gjithë përbërësit ushqyes të cilët i ofron bajamja.
Bajamet janë plot proteina, fibra, vitaminë E, kalcium, zink, fosfor dhe magnez, dhe vetëm pa lëvore të gjithë këta përbërës vijnë në shkëlqim të plotë.
Bajamet, gjithashtu janë të mbushura me grupe të rëndësishme të vitaminave B-kompleks si: riboflavin, thiamin, acid pantothenic, vitamin B-6 dhe acid folik. Të gjitha këto vitamina funksionojnë së bashku si faktorë në metabolizmin e njeriut.
Edhe ekspertët këshillojnë vetëm këtë mënyrë të konsumimit, mirëpo ata bashkë me këtë këshillojnë që t’i hani menjëherë sapo të zgjoheni, sepse rregullon tajitjen e thartirës klorhidrike në lukth, por edhe pengon djegësirën.
Fibrat e bajames ndihmojnë në rregullimin e brendshëm dhe pastrojnë traktin e tretjes.
Shumë studime kanë treguar potencialin probiotik të bajameve, që do të thotë se ato ndikojnë pozitivisht në sistemin e tretjes duke rritur numrin e “baktereve të mira”. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)