play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Në Ditën e Evropës, PSD ia dërgon ambasadës gjermane “Faturën e shfrytëzimit”

today09/05/2023

Background
share close

Në ditën e Evropës, Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion para ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.

Para objektit të ambasadës, PSD e ka vendosur “faturën e shfrytëzimit”, që ka vlerën 27 milionë e 200 mijë euro.

Në një komunikatë për media, PSD ia ka uruar Gjermanisë Ditën e Evropës.

“Ditën e Evropës ia urojmë Gjermanisë. BE është tregu dhe monedha e përbashkët gjermane. Gjermania po importon njerëz, dhe po eksporton mallra.”

Ditën e Evropës ia urojmë Gjermanisë. BE është tregu dhe monedha e përbashkët gjermane. Gjermania po importon njerëz, dhe po eksporton mallra.

Besoni ose jo, burimet publike të Kosovës po e financojnë sistemin shëndetësor gjerman. Kurse Gjermania është ekonomia e katërt në botë për nga madhësia. Për këtë arsye jemi këtu sot: për ta sjellur faturën e shfrytëzimit.

Oda e Mjekëve në Gjermani sugjeron rritjen e numrit të studentëve të mjekësisë për 4000-5000 vende të reja. Por, kjo nuk ndodh sepse kostoja qenka e lartë, kurse nga Ballkani dhe Amerika Latine po i marrin falas.

Oda e Mjekëve të Kosovës tregon se vetëm 4 muajt e parë të këtij viti, nga Kosova kanë ikur 91 mjekë. Secili prej tyre, po të shkollohej atje do të kushtonte 200 mijë euro. Janë 18. 2 milionë donacion nga popull i Kosovës solidaritet për “Gjermaninë e varfër”. Nëse ia shtojmë kësaj edhe 9 milionë për 300 infermierë, shifra për 4 muaj shkon në 27.2 milionë. Nëse llogarisim se kjo dinamikë vazhdon gjatë krejt vitit, i bie se Kosova ia kursen Gjermanisë 81.6 milionë euro. Dhe mos harroni se ky fenomen nuk ka nisur këtë vit, por ka së paku 5 vitet e fundit që vazhdon intensivisht. Kurse vazhdimi i tij me këtë ngritje intensiteti do ta gjejë Kosovën me mungesë mjekësh për 3-4 vjet.

Kjo faturë nuk është “ikje e trurit”, por faturë e shfrytëzimit. Inxhinierë, ndërtimtarë, kuzhinierë, dizajnerë, janë qindra e mijëra punëtorë të rinj që po ikin në fabrikën gjermane. Pasi na është mohuar politika monetare dhe subvencionimi, tash jemi veçse konsumues që riciklojmë vlerën e prodhuar jashtë nesh. Ikja e fuqisë punëtore, kryesisht të kualifikuar dëmton rëndë zhvillimin e brendshëm, përveç që ul konsumin dhe taksat. Kjo marrëdhënie qendër-periferi duhet të ndryshojë, përndryshe nuk ka asnjë kuptim ta quajmë njëri-tjetrin partnerë. Mbase më mirë të bëhet Kosova një nga landet e Republikës Federale të Gjermanisë. Së paku, do të kishim më shumë zë, dhe do ta gëzonim mbrojtjen sociale që ekziston atje.

 

 

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%