play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Art dhe Kulturë

Në 90 vjetorin e lindjes, GKK e kujton jetën dhe veprimtarinë e artistit Adem Kastrati

today16/01/2023

Background
share close

Kastrati, u lind në vitin 1933 në fshatin Karaçevë të epërme të Kamenicës në Kosovë. Ai i takonte gjeneratës së parë të piktorëve pas Luftës së dytë botërore, ku emri i tij zë një vend meritor mes artistëve figurativ të cilët kanë jetuar dhe krijuar në kohën e Jugosllavis. Ai jetoi dhe veproi në Maqedoninë e Veriut duke lënë në trashëgimi vepra të rëndësishme.

Në krijimtarinë e Adem Kastratit dominon tematika sociale me elemente etno folklorike të ambienteve rurale. Përditshmëria vazhdimisht prezantohet nëpërmjet gërshetimit të natyrës dhe figurës së njeriut të zakonshëm, e përshkruar nga lirizmi socio – antropologjik i nën qiellit rural shqiptar. Në epiqendër të kompozicioneve të këtij cikli autori e fikson figuracionin, në veçanti figurën e njeriut, e cila posedon identitet social e psikik me karakteristika të ambienteve kosovare – shqiptare.

Fillimisht Kastrati ka pikturuar në teknikën me ngjyra të vajit, por më vonë me një përkushtim të madh ai fillon edhe pikturimin me ngjyra të dheut, për të cilën teknik edhe njihet. Disa prej punimeve më të njohura të tij janë: Magja (1989), Dasmorët (1989), Darka (1977). / KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%