Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today04/11/2024
Platforma e-Kosova ka bërë të ditur se me vendim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, janë vendosur afate dhe kushte të reja për aplikimin për shtesa për fëmijë.
Qytetarët tash e tutje mund të aplikojnë vetëm nga data 1 deri më 10 të çdo muaji.
“Ju informojmë se nga ky muaj me vendim të Ministrisë së Financave Punës dhe Transfereve janë bërë disa ndryshime në procedurat e aplikimit për shtesa për fëmijë. Afati për aplikim është i hapur nga data 1 deri më 10 të çdo muaji”, thuhet në njoftim.
Për më tepër, aplikimi për shtesa për fëmijë duhet të kryhet brenda tre muajve të parë të lindjes së fëmijës.
Në rast se aplikimi nuk bëhet brenda këtij afati, kërkuesit duhet të kalojnë përmes një procesi verifikimi për të vijuar me aplikimin.
Qytetarët ftohen të respektojnë këto afate për të garantuar përpunimin e aplikimit në kohë. Për informata të mëtejshme, qytetarët mund t’i referohen vendimit të Ministrisë në platformën e-Kosova. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)