Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur sot në takim gjyqtarët, të cilët këtë fundjavë fillojnë ndarjen e drejtësisë në ndeshjet e edicionit të ri të garave 2023/2024 në futbollin kosovar.
Në takim është diskutuar rreth formatit të delegimit, i cili këtë vit do të jetë pak më ndryshe.
Në fakt, delegimi i gjyqtarëve për ndeshje do të bëhet përmes shortit, i cili do të jetë transparent (transmetim i drejtpërdrejt në rrjetet sociale të FFK-së) dhe do të aplikohet për çdo xhiro.
Gjyqtarit të cilit përmes shortit i bie të referoj ndeshjen e përcaktuar me short, është i obliguar të jetë në krye të detyrës, me përjashtim të rasteve kur i njëjti e dëshmon se ka probleme shëndetësore ose për arsye të tjera.
Me këtë rast, presidenti Ademi u dëshiroi suksese gjyqtarëve në punën e tyre dhe u kërkoj që të jenë sa më vigjilentë e të përgjegjshëm në kryerjen e detyrës. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)