Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today12/07/2022
Teleskopi Hapësinor James Webb ka prodhuar imazhin më të thellë dhe më të mprehtë përmes teknologjisë që bën matjen e temperaturës së një objekti të njohur si Infrared të universit më të largët të njohur deri më sot. I njohur si Fusha e Parë e Thellë e Webb-it, ky imazh i grumbullit të galaktikave SMACS 0723 është i tejmbushur me detaje, njofton Agjencia Amerikane e Hapësirës(NASA), transmeton Gazeta Express.
Mijëra galaktika – duke përfshirë objektet më të zbehta të vëzhguara ndonjëherë me anë të Infrared – janë shfaqur në pamjen e teleskopit Webb për herë të parë. Kjo pjesë e universit të gjerë mbulon një copë qielli afërsisht sa një kokërr rëre e mbajtur në gjatësinë e krahut nga dikush në tokë.
Imazhi tregon grumbullin e galaktikave SMACS 0723 siç u shfaq 4.6 miliardë vjet më parë. Masa e kombinuar e këtij grumbulli galaktikash vepron si një lente gravitacionale, duke zmadhuar galaktikat shumë më të largëta pas saj.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)