Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti thuhet se ka telefonuar Paulo Dybalan për ta ftuar te Napoli, por edhe trajneri i Romës, Jose Mourinho ende shpreson që të nënshkruajë me argjentinasin.
Dybala është kthyer nga pushimet dhe po stërvitet i vetëm në shtëpinë e tij në Torino, në pritje të një oferte.
Kontrata e tij me Juventusin skadoi qershorin e kaluar dhe agjenti i tij kishte qenë në bisedime me Interin , por kalimi i argjentinasit në Stadio Meazza është lënë në pritje pas kthimit të Romelu Lukakut.
Sipas mediave italiane, trajneri i Napolit, Spalletti, së fundmi ka telefonuar Dybalan, duke u përpjekur që ta bindë atë të transferohet në klub.
Kërkesat e tij për paga janë ende mjaft të larta për Napolin, por kalimi i Kalidou Koulibaly në Chelsea për 40 milionë euro mund të ndihmojë Napolin për të financuar marrëveshjen.
Sulmuesi argjentinas mund të ulë kërkesat e tij duke qenë se ende nuk ka marrë ndonjë ofertë zyrtare, përveç Interit.
Nëse Dybala ul kërkesën do të ndihmonte gjithashtu edhe Romën, pasi trajneri José Mourinho e sheh argjentinasin si sulmuesin ideal për të ngritur nivelin teknik të ekipit.
Giallorossi nuk mund të përputhet me ofertën e Interit (rreth 7 milionë euro duke përfshirë bonueset), por do të jenë në garë nëse Dybala ul kërkesat e tij.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)