play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Nagavci paralajmëron mësuesit: Nëse nesër s’mbahet mësim, s’ka kompensim

today14/10/2022

Background
share close

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, është shprehur e bindur se kompensimi i orëve të humbura për shkak të grevës së mbajtur nga SBAShK-u do të fillojë nesër.

E para e Arsimit, thirrjet për mosmbajtje të orëve i quajti vepër penale, teksa e kundërshtoi ashpër propozimin e Komunave për shtim të një ore në fund të ditës.Ajo tha se janë 22 ditë të humbura, të cilat sipas saj duhet të kompensohen.

“Ministria e Arsimit në bazë të kompetencave që ka, ka nxjerrë kalendarin për vitin e ri shkollor dhe të gjithë e dinë që 22 ditë ka humbur mësimi dhe është një humbje e madhe dhe patjetër se duhet të kompensohen orët e humbura. Kushdo që bën thirrje për mosmbajtje të mësimit jo vetëm që tregon papërgjegjshmëri por bën edhe vepër penale”, tha Nagavci.

Ndërsa për shqetësimin e Komunave se mbajtja e orëve gjatë vikendit do të ketë kosto shtesë, Nagavci tha se edhe kjo çështje është menduar.

Tutje Nagavci tha se mësimdhënësit të cilët nuk do ta respektojnë këtë vendin, nuk do të kompensohen. Ajo këtë e quajti obligim për të respektuar ligjin e assesi ndëshkim, raporton EO. “Kjo nuk ka të bëjë me ndëshkime por ka të bëjë me respektim të legjislacionit. Sigurisht inspektorët e Arsimit nesër do të jenë në terren ne kemi pasur mirëkuptim dhe kemi realizuar pagesat me avans, nëse nuk mbahet dita e mësimit, sigurisht se nuk do të ketë edhe kompensim. Kjo nuk është ndëshkim por është obligim për të respektuar ligjin”, tha tutje Nagavci.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%