play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Nagavci: Nuk është koha për grevat e paralajmëruara nga SBASHK-u

today04/04/2022

Background
share close

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologji dhe Inovacionit (MASHT), Arbërie Nagavci thotë se aktualisht nuk është koha për greva të cilët janë paralajmëruar nga SBASHK-u.

Sipas saj, Qeveria e Kosovës po punon shumë dhe grevat e protestat janë të panevojshme për shkak të humbjeve në mësim të nxënësve.

Ministrja e Arsimit është shprehur se bashkë me mësimdhënësit dhe SBASHK-un duhet të japin maksimumin për të përmirësuar rezultatet në arsim.

Të shtunën kryetari SBAShK-ut, Rrahman Jashari pasi e mori për herë të tretë mandatin si kryetar i kësaj Sindikate paralajmëroi protesta më 8 prill dhe pastaj grevë pas 20 prillit.

“Unë nuk besoj që është koha për greva, Qeveria e Kosovës është duke punuar shumë. Humbjet tek nxënësit kanë qenë të mëdha, kështu që besoj që bashkë me të gjithë mësimdhënësit dhe SBASHK-un duhet të japin maksimumin për fëmijët tanë. Ka shumë nevojë për përmirësim të rezultateve në arsim”, tha Nagavci.

SBAShK-u po kërkon që deri në miratim të Ligjit të Pagave punëtorëve të arsimit tu shtohen 100 euro në pagë.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%