Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today04/05/2022
Përdoruesit – bizneset dhe qeveritë – të Twitter mund të kenë nevojë të paguajnë një tarifë “të lehtë” për të qëndruar në platformën e mediave sociale, ka thënë shefi i Tesla-s, Elon Musk.
Një deklaratë e tillë vjen pasi bordi i Twitter ra dakord për një ofertë prej 44 miliardë dollarësh nga Musk, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, Musk tha se faqja do të jetë gjithmonë falas për “përdoruesit normalë”.
Ai kishte thënë më parë se donte “ta bënte Twitter më të mirë se kurrë duke përmirësuar produktin me veçori të reja”.
Sidoqoftë, Twitter nuk i është përgjigjur menjëherë një kërkese të BBC për koment. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)