Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Miliarderi Elon Musk e ka ‘sfiduar’ Vladimir Putinin në një luftë të ‘një me një’, duke thënë se ‘fituesi do të merrte Ukrainën’.
Musk i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë presidentit rus në një postim në Twitter, duke shtypur emrin e Putinit, duke përdorur alfabetin rus, përcjell Telegrafi.
“Me këtë e sfidoj Vladimir Putinin në luftime ‘një me një’”, shkroi ai.
Musk më pas shtoi: “Basti është Ukraina”, duke shkruar gjithashtu emrin e vendit në gjuhën ruse, duke shtuar më pas me “A pajtohesh me këtë përballje?”.
Dhe postimi i tij në Twitter ka nxitur reagime të shumta në këtë rrjet social dhe shumë përdorues kanë pyetur nëse miliarderi po bënte shaka.
Ndryshe, Musk mori një rol aktiv në agresionin rus në Ukrainë.
Ai u premtoi, gjë që edhe e realizoi, Ukrainës disa pajisje interneti hapësinore Starlink. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)