Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today12/07/2022
Nuk ka rehati për Vedat Muriqin. E ardhmja e sulmuesit kosovar ka mbetur pezull shkaku i gjendjes së tij fizike.
Por, ende s’ka marrë fund asgjë për përfaqësuesin kosovar. Ish-futbollisti i Rizesporit dhe i Fenerbahçes duhet t’i nënshtrohet edhe një vizite mjekësore pas dy javësh.
Në ndërkohë, Muriqi do të ushtrojë i vetëm në këtë periudhë pasi nuk do t’i bashkohet ekipit të Lazios në qendrën stërvitore Formello.
E pas dy javësh, Vedati mund ta ketë një tjetër mundësi për t’iu bashkuar belgëve të Club Brugge.
Interesim për sulmuesin kosovar kanë shfaqur edhe Mallorca në Spanjë, Hull City në Angli dhe Galatasaraty e Fenerbahçe në Turqi./GE/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)