play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Murati: Rishikimi i buxhetit nuk është i domosdoshëm

today12/08/2022

Background
share close

Ministri i Financave, Hekuran Murati, deklaroi pas kritikave për mungesë të rishikimi të buxhetit. Ai tha se rishikimi është mundësi por jo kërkesë ligjore, megjithëse tha se janë duke monitoruar situatën me organizatat buxhetore por bëri të qartë se asgjë nuk mund të bëhet pa fillimin e sesioni vjeshtor të punës së Kuvendit, i cili miraton rishikimin.

“Çështja e rishikimit të buxhetit është mundësi, por nuk kërkohet, nuk është e domosdoshme, megjithatë ne jemi duke monitoruar dhe duke shqyrtuar organizatat buxhetore dhe ekzekutimin edhe të projekteve dhe nevojave të tyre, ka disa kërkesa që kemi pasur deri më tani dhe do të shohim siç procedojmë tutje, natyrisht Kuvendi është në pushim dhe nuk është se edhe po të bëhej diçka nga ana e qeverisë do të kishte ndikim për shkak se derisa të kthehet prej pushimit nuk mund të dorëzojmë projektligjin në Kuvend”, tha Murati.

Murati është përgjigjur edhe rreth kërkesës që pensionistët të paraqiten fizikisht në zyrat Departamentit të Pensioneve për verifikim, duke thënë se kjo është kërkesë ligjore, pavarësisht se pezullimi kishte ndodhur për shkak të pandemisë.

Sipas tij, duan të sigurohen që pensionet po shkojnë në adresën e duhur.

Ai tha se numri paraqitjeve po ndryshon çdo orë por shtoi se shumica dërrmuese tashmë e kanë kryer këtë obligim.

Ai tha se për pensionistët me probleme shëndetësore verifikimi kryhet nga ekipet mobile, ndërsa për pensionistët që lajmërohen më vonë, pagesa e pensionit do t’ju bëhet në mënyrë retroaktive.

“Mjafton që dikush prej familjes të paraqitet në zyrën e pensioneve dhe ekipi mobil shkon dhe nëse ka raste të gjendjes së rënduar shëndetësore, por edhe të çështja e këtij afati ka të bëjë me pezullimin e përkohshëm, pra kurdo që paraqitet me vonë, gjatë muajve të ardhshëm mund t’i kthehet retroaktivisht pensioni vetëm se pezullohet për momentin për të pasur mundësi që institucionet e vendit ta bëjnë verifikimin e duhur për pension-marrësit”, përfundoi Murati.

Afati i paraqitjes fizike të pensionistëve në objektet e Departament të Pensioneve apo i vizitës mobile nga zyrtarët e këtij departamenti do të përfundojë sot.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%