Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today13/11/2024
Eksperti i Ekonomisë dhe Financave, Besim Mulaj, ka folur për buxhetin dhe transparencën e Qeverisë së Kosovës.
Mulaj thotë se Ministria e Financave dhe Qeveria e Kosovës e kanë portalin e transparencës të cilin nuk e kanë shfrytëzuar për të raportuar viteve të fundit, ose thënë në mandatin e fundit, pasi gjatë gjithë mandatit mungojnë të dhënat.
“Edhe pse qeveria ka premtuar transparencë të madhe, jo vetëm që nuk ka transparencë, por kemi edhe mbyllje të të dhënave që të mos shihen ose mos të vërehen defektet. Shumica e të dhënave mungojnë në mandatin e tyre qeverisës, që nga viti 2021 ka pak ose pothuajse aspak të dhëna rreth shpenzimeve që bëhen duke na u mohuar krahasimin se ku kanë shkuar taksat e qytetarëve ose në çfarë drejtimi”, thotë Mulaj.
Mulaj ndër të tjera ka folur edhe për prokurimin dhe raportet shtetërore aktuale të Kosovës duke thënë se mund të bëhet më shumë dhe se aktualisht gjendja lë shumë për të dëshiruar.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)