Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, sot ka informuar se furnizimi me ujë të pijes është stabilizuar pas situatës së krijuar si pasojë e të reshurave të shumta dhe vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit.
Ekipet e Institutit Kombëtar, siç ka potencuar MSh, po vazhdojnë me vigjilencë të shtuar dhe janë në monitorim të pandërprerë të ujit të pijes.
MSh ka theksuar se nuk ka raste të dyshimta të sëmundjeve ngjitëse si pasojë e vërshimeve.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse. Të gjitha QRSHP në Kosovë janë në gjendje gatishmërie me ekipe kujdestare pa ndërprerë me specialistët e ekologjisë humane dhe epidemiologjisë dhe po monitorojnë situatën epidemiologjike e cila është në kontroll dhe nuk ka raste të dyshimta të sëmundjeve ngjitëse si pasojë e vërshimeve.”, është bërë e ditur në komunikatë.
KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë: Fabrika në Shkabaj dhe fabrika Drenas trajtojnë ujin me kapacitet jo të plotë.
Për shkak të uljes së kapacitetit prodhues janë duke u zbatuar restriksione në tërë zonat e shërbimit të KRU-Prishtina.
Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e IKSHPK janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.
Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,1mg-0,3mg/L.
KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: Fabrikat në Shipol- Mitrovicë dhe në Balicë- Vushtrrisë janë në funksion të plotë me trajtimin e ujit.
Në mostrat e grumbulluara, analizat laboratorike fiziko-kimike dhe bakteriologjike rezultojnë brenda standardeve.
Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L në tërë zonën e shërbimit.
Për shkak të vërshimeve uji i puseve nuk është i sigurt dhe duhet të vlohet para përdorimit.
KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: Vlerat e turbullirës brenda standardeve.
Në mostrat e grumbulluara, analizat laboratorike fiziko-kimike rezultojnë brenda standardeve.
Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)