play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Moti për pesë ditë në Kosovë

today05/10/2022

Background
share close

Mot i qëndrueshëm dhe më i ngrohtë deri në fundjavë, me diell e vransira kalimtare, parashikon “Prishtina Weather”.

5.10.2022 – Depërtimet e fushave anticiklonike mbi rajon do të mundësojnë mot më të qëndrueshëm në ditët e ardhshme, si dhe më të ngrohtë.  Do të ketë edhe intervale më të gjata me diell si dhe vransira kalimtare.  Orëve të mëngjesit nëpër ultësira paraqiten kushte edhe për formim të mjegullës.

Ditën e diel, priten më shumë vransira, që aty këtu edhe japin ndonjë rigë lokale shiu, mirëpo të hënën sërish kthehen kthjellimet.

Moti më i qëndrueshëm ditëve të ardhshme, me më pak qarkullim ajror, paraqet kushte që ndotësit ajror të mbeten në koncentrime më të rritura pranë sipërfaqes, sidomos grimcat e materies.  Në këtë rast indeksi i cilësisë së ajrit pritet të shënojë vlera edhe të dobëta apo të pashëndetshme sidomos gjatë ditës së shtunë.

6.10 – Vransira kalimtare dhe intervale më të gjata me diell.  Orëve të mëngjesit kushte për mjegull në ultësira.

7.10 – Më ngrohtë, kryesisht me diell dhe vransira kalimtare përgjatë pasdites.

8.10 – Në mëngjes mundësi për mjegull përgjatë ultësirave.  Ditën ngrohtë kryesisht me diell dhe vransira kalimtare.

9.10 – Më shumë vransira, aty këtu me mundësi për ndonjë rigë lokale shiu, por se mbetet ngrohtë.

10.10 – Në mëngjes mundësi për mjegull në ultësira.  Ditën ngrohtë e kryesisht me diell.

Temperaturat shënojnë rritje, minimalet nga 5C edhe deri në 10C ditën e diel.  Maksimalet luhaten ndërmjet 20C e 22C, lokalisht edhe deri në 24C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 3-8m/s, e të shtunën e lehtë nga jugperëndimi 1-3m/s.

Shtypja atmosferike pasi ka shënuar rritje mbi vlera normale, pëson një rënie graduale deri në fundjavë, por që mbetet e lartë.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%