play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Moti në Europë, një valë tjetër i nxehti do ta prekë kontinetin për dy javë

today05/09/2023

Background
share close

Një tjetër valë e nxehtë pritet të rikthejë për 2 javët në vijim, temperatura deri në 38-39 gradë, në një pjesë të Europës. Britania dhe Franca, deri në datë 20 shtator, do të kenë diell e ditë të nxehta, njëjtë siç ndodhi në korrik apo fillim gushti.

Të paktën për 7 ditët në vijim, një i nxehtë përvëlues do të përjetojnë shtetet nga Europa Qendrore, me valën që do të zhvendoset drejt qendrës e më pas veriut të kontinentit.

Nga sot, Franca e Zvicra do shënojnë temperature rekord, deri të shtunën, po njësoj temperatura deri në 39 gradë janë shënuar të hënën në të gjithë Britaninë. Greqia po ashtu do përjetojë një shtator të nxehtë, edhe pse janë parashikuar edhe shira afatshkurtër.

Përmbytje e reshje pa pushim, janë regjistruar ndërkohë në Spanjë. Në Toledo uji ka vërshuar rrugëve, përmbytje e probleme janë shkaktuar edhe në Madrid.

Nga ngjyra e Kuqe, niveli i alarmit në Spanjë, është ulur në portokalli prej të hënës. Edhe për shtatorin, kushtet e motit, së paku në Europë, do të mbeten të njëjta, me meteorologët flasin për temperatura ekstremisht të larta, duke marrë parasysh faktin që jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës. /A2CNN

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%