play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

“Mos i bllokoni fqinjët”, “Kush e bën do të ketë pasoja”, BE e SHBA me paralajmërime për vendet e Ballkanit Perëndimor

today22/01/2024

Background
share close

Bashkimi Evropian tashmë është duke e shtyrë përpara atë që e ka emëruar si “Plani i Rritjes” që do të shërbejë për t’i dhënë shtytje vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor për t’u afruar sa më shumë me BE-në dhe për të përparuar sa më shumë në zhvillim e reforma.

Megjithatë për të përfituar nga plani miliardësh i BE-së ka disa kushte. Një prej tyre e ka bërë sot publik në Shkup,  Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Koopman.

Ai ka thënë se një prej kushteve që e kanë përshirë edhe që shtetet e rajonit të mos e bllokojnë njëra-tjetrën.

“Ne kemi përfshirë një kusht në këtë Plan të Rritjes e që është se ju nuk duhet të bllokoni fqinjët tuaj. Ne duam që ju të bashkoheni, ju vetëm mund të bllokoni vetën tuaj, por nëse bllokoni fqinjët tuaj qasja në tregjet e brendshme do të jetë e pamundur” , ka thënë Koopman, duke theksuar për mundësinë e madhe që ofron “Plani i Rritjes”, shkruan Gazeta Express

O’Brien ka thënë se çdo kush që do të përovojë ta bëjë një gjë të tillë do të përballet me pasoja vetë.

“Secili vend punon për veten, ndoshta në grupe të vogla më të tjerat. Por askush s’ka të drejtë që ta pengojë dikë që të ecë përpara për shkak se kanë çështje dypalëshe të pazgjidhur. Çdo vend që provon do të përballet me pasoja vetë”, ka thënë O’Brien.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%