Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today11/10/2022
Kosova për herë të parë sot ka pasur të drejtën e fjalës në Asamblenë e Këshillit të Evropës.
Fjalimi i parë i Kosovës në KE është pritur me duartrokitje, derisa nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka folur në emër të shtetit, i cili në maj të këtij viti ka aplikuar të bëhet anëtar në këtë mekanizëm evropian.
Gjatë fjalimit, Bogujevci ka treguar se është e mbijetuar e një masakre gjatë luftës, ndërsa ka shprehur mbështetje për Ukrainën.
“Vetë jam e mbijetuar e një masakre gjatë luftës së fundit në Kosovë. Të gjithë ne jemi me ju në këtë luftë dhe shpresojmë që të marrë fund sa më parë dhe drejtësia të triumfojë”, është shprehur ajo, njofton Klan Kosova.
Ky po konsiderohet si moment historik për Kosovën.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)